Vajzë apo djalë?
Shumë prej nënave pranojnë se kanë shpresa për një fëmijë të njërës apo tjetrës gjini. Por një nënë ka ndezur një debat të madh duke treguar haptas se ajo nuk dëshiron të ketë vajza, sepse ajo nuk do të sjellë një vajzë në një shoqëri të tillë.
Në faqen e internetit Mumsnet një grua shpjegoi se ajo dhe burri i saj do të fillojnë fëmijët e saj dhe la të nënkuptonte se nuk dëshironte të sillte një vajzë në botë.
“Unë kam filluar të kuptoj se unë me të vërtetë nuk dua të kem një vajzë…mos më merrni për të keq, por mendoj që të kesh një vajzë është në vetvete një gjë e mrekullueshme”, shkroi gruaja, raporton MamaMia, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo disa nga nënat replikuan me të në mënyrë mjaft të vrazhdë, “vajza ime është katër muajshe dhe jam e tmerruar për të gjitha arsyet që keni përmendur”, pohoi një nënë.
Ndërsa një nënë tjetër shkruante:” Unë e dua vajzën time më shumë se çdo gjë në botë”.
Krejt në fund nëna thotë se është e shqetësuar për të ardhmen e vajzës së saj. “Po, unë jam e tmerruar”, shton ajo./Gazeta Shneta/