Një vit më parë, nusja kishte helmuar me fotoksinë vjehrrën e saj, ndërsa detaje të tjera janë zbardhur që prej asaj kohe. Ngjarja kishte ndodhur në qytetin e Tiranës.
BallkanWeb ka mundësuar rrëfimin e nusës Marjana Çmeta për hoxhën Hysen Shehu pas ngjarjes makabre ndaj vjehrrës së ndjerë Lirije Lami.
Pas hetimit 10 mujor, Prokuroria ka siguruar një video nga hoxha i zonës.
“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund. E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur”, mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta hoxhës.
Sipas BW, ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeçaren Marjana Çmeta.
Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.