Edhe pse ishte dicka që shumë nëna të reja e kanë bërë, por për Chelsean 24 vjeç kjo përfundoi në tragjedi.
Nëna e dy fëmijëve derisa po ushqente djalin e saj që kishte vetëm tetë ditë që kishte lindur, ndërsa vëren se ai ishte duke tentuar të flinte kështu ajo e mori dhe e vendosi mbi gjoksin e saj.
Ndërsa ajo u zgjua nga britmat e babait të Leos së vogël, i cili kishte vërejtur që ngjyra e lëkurës së fëmijut kishte ndryshuar.
“The Sun” raportoi se Chelsea që vjen nga Mbretëria e Bashkuar kishte deklaruar në polici se djali i saj ishte mërzitur në karrigen e tij dhe e mora në mënyrë që të pushonte më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Chelsea kishte përqafuar djalin e saj në divan dhe ajo nga lodhja ra në gjumë.
Leo u qua në spital ku mjekët ishin në gjendje të kthenin zemrën e tij në funksion. Megjithatë skanimet CT zbuluan se ai kishte pësuar dëme të mëdha të trurit.
Chelsea, e cila është edhe nëna e Scarletit dyvjeçare, tha: “Ai ishte i përsosur, ishte me ngjyra të ndezura dhe ishte një yll i vogël.
“Sapo kuptuam se ishim duke pasur një djalë, ne ishim aq të ngazëllyer. Chelsea thotë se ajo është ndjerë “e prishur” që nga vdekja e djalit të saj.
Ajo tha se donte të ndihmonte nënat që mund të ishin në të njëjtën pozitë. “Kjo mund të ketë ndodhur për këdo, por ndjeva që njerëzit me të vërtetë më hidhin kritika në atë kohë.
“Nëse njerëzit nuk kanë kaluar nëpër këtë, ata nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë, pasi nuk e dinë se si ndihesh.
“Unë me të vërtetë dëshiroj të ndihmoj njerëzit që kanë qenë në të njëjtën situatë si unë, sepse nuk mendoj se ka mbështetje të mjaftueshme për ta”./Gazeta Shneta/