Kujdesi shëndetësor gjatë ndërrimit të natës!
Shkruan: Hajdin Ramadani
Ora 00:30, shumica e njerëzve tani janë në gjumë, ndërsa infermierët janë në ndrrime të natës, duke bërë përpjekje për përmirësimin e shëndetit të pacientëve dhe shpëtimin e jetëve të tyre.
A nuk është kjo një arsye e fortë që shteti duhet të i trajtoj infermierët si njerëz të veçant, dhe të i trajtoj dinjitetshëm.
Disa duke dhënë barnat pacientëve, të tjerët në sallë të operacionit, disa të tjerë duke bërë përpjekje për shpëtim jetësh në Qendrën Emergjente, disa duke vendosë gipsin për shkak të thyerjeve të ndryshme, të tjerët në radiologji nën kërcënimin e rrezatimit, disa të tjerë nën kërcnimin e sëmundjeve ngjitëse dhe shumë e shumë të tjerë duke u ballafaquar me rrezatime, sëmundje ngjitëse dhe duke rrezikuar shëndetin e vet për të përmirësuar shëndetin e të tjerëve, a nuk është kjo një mrekulli?
Respekt maksimal sonte për të gjithë ata infermier që janë në orar të punës.!!.