Për shkak të obligimeve të mëdha, tek një numër i madh i nënave kalon në shprehi harresa.
Postimi i guximshëm i Britta Eberle tregon se si ajo la vajzën e saj aksidentalisht në makinë dhe na rikujtojnë neve se të gjithë jemi njerëz dhe gabimet janë njerëzore, transmeton Gazeta Shneta.
“A e shihni këtë vajzë të vogël?” shkroi ajo. “Sot e kam bërë të paimagjinueshmen dhe e kam harruar në makinë, pasi familja jonë ka arritur në shtëpinë e një shoku dhe nga euforia e madhe, numërimi doli keq. Pas njëzet minutash, u rikujtova se kam harruar foshnjën në veturë. Kur e gjeta, ajo ishte duke qajtur. Ishte një gabim kaq i vogël, por mund të kishte pasoja shkatërruese”.
“Faleminderit zot që kam parkuar në një vend të sigurt,” vazhdoi Eberle.
“Faleminderit zot se nuk ishte e nxehtë jashtë. Nuk justifikohet gabimi im! Unë duhet t’i tregoj botës se sa larg jam nga përfektja. Çdokujt mund t’i ndodhte kjo, andaj kjo më bën mua të ndjehem më pak e gjykuar.”
Uau. Duhen shumë guxim për të pranuar diçka të tillë në mediat sociale.
“Isha kaq e frikësuar të dal në publik me historinë time, por reagimet që kam marrë nga postimi kanë qenë shumë mbështetëse dhe pozitive”, tha Eberle për Parents.com.
Si e vlerësoni këtë veprim të kësaj gruaje? Jepini mendimet tuaja në koment të postimit. /Gazeta Shneta/