Rrëfimi i kësaj nëne tregon më së miri përse gji dhënia është e vështirë

2018-10-19 në ora 18:48

Një nënë ka vendosur të ndajë një rrjetin social “Instagram” një foto e cila është bërë menjëherë virale duke marrë mbi 5 000 pëlqime, për një arsye mjaft të fortë.

Ajo ka dashur të tregojë eksperiencën e saj në lidhje me gjidhënien e cila konsiderohet si natyralstojë, por që nuk është kështu për të gjitha nënat. Duke qënë kështu nënat që dëgjojnë të flitet kështu për gjidhënien do të ndihen keq dhe madje fajtore në momentin që nuk arrijnë ta bëjnë atë në mënyrën e duhur. Dhe shpesh këtë proces e ndërlikon edhe më tepër presioni që personat e tjerë i bëjnë në njëfarë mënyrë nënës së re.

“Më pëlqen pafund të shikoj fotografitë e këtyre nënave të reja të veshura me fustanë të bukur teksa ushqejnë fëmijët e tyre paqësisht me gji, ju buzëqeshin, i përkëdhelin… Por për mua realiteti ka qënë plotësisht ndryshe, dhe jam e sigurt që edhe për ty deri diku.

Unë nuk mund të fshesh kurrësesi vështirësitë që po ndiej gjatë gjidhënies. Vajza ime nuk e kap mirë gjirin, qumështi nuk prodhohet në sasinë e duhur, foshja ime kërkon biberonin sepse njëherë ja shtrydha dhe ja dhashë ta pinte me të… dhe cilado qoftë vështirësia që ti mund të ndjesh është një sforcim emocional shumë i dhimbshëm. Sot ishte një ditë e kaluar pa gjumë, me thithje që nuk nxirrnin ushqim, dhe kjo foto tregon qartë si unë ndihem!

Falenderoni këdo që keni pranë dhe ju ndihmon, ajo është një pjesë shumë e rëndësishme në këtë moment, pasi unë mendoj se edhe depresioni pas lindjes do ta përkeqësonte situatën, pra mbështetja që merrni është kryesorja”!

Kjo ka qënë si një thirrje e nënës së quajtur Angela, e cila do të tregojë se të ushqesh me gji nuk është aq e thjeshtë sa ju tregojnë, se ju duhet të dini se do të keni vështirësi në një formë të caktuar./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *