QKUK kishte dështuar në shërimin e pacientes nga lipjani për të cilën kishin refuzuar t’i kryenin shërbimet mjekësore duke i thënë se i ka mbetur pak kohë për të jetuar.
Familjarët nuk kishin besuar në këto deklarata dhe e kishin dërguar atë për shërim në një spital privat në Kosovë.
”Mu ashtu mjekët direkt nuk më kanë thanë vetëm më kanë thanë shko te shtëpia mire je me barna. Pas një kohe kur kam shku në kontroll e kam pyet doktorin, i kam thanë se gjithë ato barna, ni këse a mi qelin damarët a çka është puna. Më ka thanë jo ato vetëm ki me i pi, asgjë nuk të bajnë”, thotë pacientja Nurije Dobratiqi Hajrullahut.
Mjekët e QKUK’së refuzuan t’ia vendosnin baypasin, procedurë kjo që nënkupton zëvendësimin e një arterie te mbyllur te zemrës. Burri i pacientes, Kemajli tregon rreth arsyeve të refuzimit për kryerjen e baypasit nga mjekët e QKUK’së për gruan e tij, raporto GE.
“Prej zemrës ka qenë e sëmurë dhe ka pas nevojë për baypas, e kan ba koronarografinë dhe e kan pa se ka neovje për baypas. Mjekët kanë thanë se nuk guxojnë me e pa, se për këtë rast nuk ka efekt”.
“I kam pytë mjekët a përfiton diçka prej këtyere barnave, më kanë thanë jo, epo qysh pe lëshoni, më kanë thanë sa e ka shkrujtë zoti me jetu”.
Ndërsa në QKUK, insistojnë se pacientja në fjalë nuk ka pasur nevojë për një intervenim të tillë. Thonë se për ktë gjë ka vendosur kolegjiiumi prej pesë mjekëve të klinikës së Kardiokirurgjisë.
“Për këtë rast, ka qenë prezenca e pesë mjekëve të cilët kanë mendu, dhe mendojnë edhe tani, se pacientja nuk përfiton asgjë prej baypasit. Mendimi ynë edhe sot është i njëjti. Baypasi mund të bëhet, edhe në rastet kur artieret janë shumë të shëndosha”, ka thënë Bekteshi.
Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshi, deklaron se vendimi i mjekëve të QKUK’së për këtë rast ishte profesional.
“E drejta e çdo pacienti është të shërohet ashtu siç mendon. E drejta jonë është që ta japim mendimin profesional në dobi të pacientit. Ne ende ndajmë të njejtin mendim”.
Kurse për kryerjen këtij shërbimi që QKUK’ja nuk e kreu te kjo paciente, familjarët shpenzuan mijëra euro që ta kryjenë në një spital privat. / Gazeta Shneta