Zemra e foshnjës fillon të rrahë rreth javës së 6, ju mund të dëgjoni, shikoni dhe ndjeni rrahjet e zemrës së foshnjës suaj.
Nëse keni test me ultratinguj, atëherë gjatë javës së tetë mund të dëgjoni rrahjet e para të zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Kontrollimi i rrahjeve të zemrës së fëmijës suaj do të bëhet pjesë e rregullt e çdo vizite prenatale. Këtu janë disa gjëra të tjera që mund të doni të dini:
-Gjatë vizitës suaj, me anë të mjeteve në spital, doktori e lyen barkun tuaj me xhel, dhe pastaj lëshon ultratingujt dhe sapo gjen rrahjet e foshnjës atëherë e lëshon me zë të lartë që edhe ju të dëgjoni.
-Tingulli i rrahjes së zemrës së foshnjës suaj tingëllon si rrufeja e kuajve, dëgjimi për herë të parë mund të jetë shumë i shpejtë.
Zakonisht rrahjet e zemrës tek foshnjat janë 120 deri në 160 rrahje në minutë. Nëse ka ndonjë rrahje më të shpejtë apo të ngadaltë mund të ketë probleme me zemrën./Gazeta Shneta/