Drejtori i QKUK-së Curr Gjocaj ka uruar bashkëshorten e tij Majlinda Gjocaj, me anë të një postimi në Facebook.
Drejtori Gjocaj duket të jetë mjaft romantik, shkruan Gazeta Shneta.
Gjocaj ka publikuar një pjesë të ditarit të tij personal, ku ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për gruan e tij.
Lexojeni të plotë postimin e tij:
“Përshkim nga ditari personal i një dite .Dita akoma vazhdon.
20 Gusht 2017 ditë e diel, që pritet të jetë shumë e nxehtë – të paktën pritet të jetë 38 grad celsius pasi që në mëngjes ishte rreth 30 Grad Celsius këtu në Tiranë.
KJO ditë e zakonshme për të tjerët POR shumë e veçantë dhe plot
me gezim në familjen tonë e të Gjysh Ismeti e Nena Lilit.
SEPSE ne sot në Familje kemi pervjetor , datëlindje për zonjën e shtëpisë . Shtylla e familjës , besa e të dy familjeve Balaj e Gjocaj, Majlinda ka diten e lindjes. Po filloj më Urimin tim;
Shumë e dashur Linda! Gëzuar për jetë e mote ditëlindja oj dashuria jetës sime!
Oj shtylla e shtëpisë, ekulibri i gjithçkaje brenda familjës sonë!
Kuptimi i dashurisë për familjen, për fëmijët për bashkëshort, familje, familjar, shoqëri, atdhe, kombe e dashuri për çdo qenie njerëzore, per çdo gjë që frymon e për çdo gjë që ka krijuar natyra nga siç besojmë ne i madhi zot!
Në saj tëndin e dashur Linda – ne të gjithë si familje – nuk njohim URREJTJE thjesht ajo është larg shpirit tonë , dhe kjo përkundrejt asaj që kaluam bashkë e përfunduam edhe një luftë të përgjakshme se bashku , edhe për armikun më thoje sa here në misione kur me percillje- LUFTOJE por mos urrej!
Faleminderit Linda për çdo gjë që na ke dhënë e na jep për familje!
Faleminderit per dashurine dhe miresine me te cilen na rrethon e meson gjithe familjen tone!
Faleminderit qe ne cdo cast te jetes( e sidomos caste te veshtira) te kam ne krah si mbeshtetjen me te forte!
Faleminderit per pozitivitetin dhe optimizmin qe e mban familjen tone!
Sot pra, si edhe shumë e shumë vite afër dy dekada e gjysmë , ditën e filloj më përqafimin tënd të sinqert akoma pa hapur sytë për të vazhduar ritmin e zakonshme – prej më shumë se dy dekada – ngritemi heret në mëngjes pavarësisht ditëve, apo stinëve (“zgjim ushtarak e etiketojmë”) dhe tamam më t’u ngritur – kafja nga ju për ne më gjysh Ismetin e nëna nëna Lilin, veç na priste në tavolinë .Kjo si çdo ditë tjetër që prej rreth dy dekada e gjysmë se bashku, dhe festen e filluam më kafen e mëngjesit e më pleqtë DERISA – Nëna Lili e Gjysh Ismeti vazhduan më surprizën e tortës më porosi të shoqëruar më tufë lulesh origjinale.
Supriza vazhdoj më orën e dorës që vajzat më vëllain Shendin prej kohësh ruanin “fshehtësinë” që i kishin blerë mamit (orë të mrekullueshme dore) dhe nga unë si i “paditur” për blerjet vendosa që Linda “ti blej vet” (defekt “profesional” e personal për zgjidhje e djallos edhe kur ndonjëherë veproj), dhe për këto kam justifikimin në maje të gjuhës – veç një here ia kam qëlluar në jetë i them Lindës, kur te kam përzgjedhur Ty për dashurinë e jetës.
(Fotot nga Sabina; Sibora; Shendi e Gjysh Ismeti janë kryer dhe
mengjesi vazhdoj me dy vizita shumë të rëndësishme familjare të filluar që në ora 08″15 të kësaj dite.
Vizita e pare tek Familja e Ukë Sadik – Balaj, (xhaxhai i Lindës), ku e takuam Ukën më të shoqen Hajrije dhe djalin e madh të tyre Arjanin. Vendosëm që kafen ta pinim në një lokal poshtë pallatit ku banonte familja e Ukës (në freski në drejtim të Dajtit 2-3 Km nga Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike I Shqipërisë në Tiranë. Vertet u kënaqem shumë më këtë kafen e dytë të këtij mengjesi dhe në veçanti – Uka u gëzua shumë për vizitën dhe posaqerishtë kjo vizitë shumë e rëndësishme për te gjithë neve, pas një periudhe të gjatë të sëmundje dhe aktualisht më moshë mbi 8 dekada jetë, të kaluara më shumë ndershmëri e besa edhe më halle të vetë surprizave që jeta ofron ,personalisht duke njohur punën, përkushtimin, kualifikimin dhe ndershmërinë mendoj se ka merituar jo pak por disa here më shumë.
(Fotot nga takimi do na mbesin si kujtim familjar).
Vizitat i vazhduam edhe në një vend -“familje jashtëzakonshme e nderuara- tek familja Hoxha.
Vizitë shumë e veçantë tek veteranet e gjallë të Luftës Nacional Çlirimtare LNÇ (partizane nga Lufta e dytë botërore), bashkëshortët Hajri dhe Resmije (Mija) HOXHA. Jashtëzakonsht kaluam çaste të mirë më të dy pleqtë që përkundrejt shumë viteve – ndiheshin mirë më shëndet dhe mendje shumë të ndritur/pastër (në vizitë ishim; unë, Linda; Shendi vogël dhe Lili dhe Ismeti Balaj – të njëjit si edhe tek Uka.
Në shtëpi të tyre takuam edhe vajzën e vetme të tyre (Aneta ose si i themi NETA që ne se kishim pare që prej rreth 20 vite), pra aty ishte edhe vajza e këtij çifti shumë simpatike qe kishte ardhur këto ditë nga USA ku prej shumë vitesh jeton e punon më gjithë familjen e saj). Vertet ishte ndjen shumë shumë e veçantë kjo vizitë tek këta veteran te luftës se dytë botërore (te dy si shumë të njomë ishin pjese të luftës). Përndryshe ishim në shtëpinë e motrës së nënës Lili (Liljana Bala).
Fotot nga ky takim do jenë kujtime shumë të çmuara për arkivin tonë familjar.
Pas kthimit në shpi – e një pushimi të shkurtë – koha e drekës po afronte. Për fatin tonë dy lokale/restorante më gatim /prodhime deti ishin të mbyllura (grepi i arte në pushim vjetor/veror deri më datë 21 gusht e po ashtu edhe tjetri (s’po ia kujtoj emrin). Dhe vendosem të shkojmë familjarisht në një lokal më shërbim të mirë e ambient familjar. Ku tjetër mund te gjendej ai përpos tek Restorant Era ‘ tek Stadiumi Qemal Stafa në kryeqytet. Momente jashtëzakonshme të mira kaluam në këtë drekë familjare të përbashkët me neve komplet Gjocajt (Shendi; Si-Bora; Sa-Bina; Maj – Linda dhe unë Curri) më nëna Lilin dhe Gjyshë Ismeti Balen daja Astriti, nuk ndodhet në Shqipëri për te festuar këto ditë të veçantë me ne.
Fotot gjithashtu interesante do ti mbajnë si kujtim familjar në arkivin tonë.
Ehhhh.. Dita akoma vazhdon.”