Sipas një hulumtimit nivelet të ulëta të vitaminës D gjatë kohës së shtatëzanisë mund t’i vendosë fëmijët në rrezik në rritje të presionit të lartë të gjakut më vonë.
Në dekadat e fundit, kemi një numër në rritje të fëmijëve që kanë tendencë për të zhvilluar tension të lartë shkruan healthline.
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Hypertension”, nivelet e ulëta të vitaminës D mund t’i vënë fëmijët në rrezik të lartë nga presioni i gjakut transmeton Gazeta Shneta.
Pas kontrollit për faktorë të shumëfishtë të rrezikut, autorët e studimit zbuluan se fëmijët që kishin nivele të ulëta të vitaminës D në lindje ose në fëmijërinë e hershme kishin më shumë gjasa sesa fëmijët me nivele më të larta të vitaminës D për të zhvilluar presionin e lartë të gjakut në fëmijërinë e mëvonshme.
Faktorë të tjerë të rrezikut që mund ti rrisin shanset e fëmijës për të zhvilluar presionin e lartë të gjakut, janë duke përfshirë edhe pasivitetin dhe obezitetin.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, shumica e ekspertëve pajtohen se është e sigurt për gratë shtatzëna me mangësi të vitaminës D që të marrin 1,000 deri në 2,000 njësi ndërkombëtare (IU) të shtojcave të vitaminës D në ditë.
Vitamina D është thelbësore, jo vetëm për shëndetin kardiovaskular, por edhe për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta.
Megjithëse vitamina D gjendet në disa ushqime, siç janë vezët, peshku i yndyrshëm, qumështi dhe formulat e bebeve mund të jetë sfiduese për shumë njerëz që të marrin vitamina D të mjaftueshme vetëm nga dieta ushqyese.
Ndër ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D, marrja e shtesave të përditshme mund të jetë e dobishme./Gazeta Shneta/