Një ekip hulumtues ka hartuar një robot, të aftë për të imituar artificialisht muskujt e zemrës. Kjo teknologji e re mund të shpëtoj jetën e individëve gjatë transplantimit.
Lista e pritjes për transplantet e zemrës është e gjatë dhe shumë njerëz vdesin para se të gjendet një dhurues. Përgatitja e mënyrave për zgjatjen e jetës ndërsa pacientët presin për një organ të ri është pra një prioritet shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, pajisjet ndihmëse të ventrikulës (VADs) mund të përdoren për të përmirësuar shëndetin e pacientëve me dështimin e rrahjeve të zemrës në fund të fazës së pritjes së një transplantimi. Megjithatë, ato nuk janë ideale.
VADs punojnë duke pompuar gjak nga zemra dhe duke e shtyrë atë rreth trupit. Për të funksionuar, gjaku duhet të lërë kufijtë e enëve të gjakut dhe të udhëtojë nëpër tuba dhe rotorë.
Për shkak të këtij kontakti me materiale të huaj, pacienti duhet të marrë antikoagulantë. Këto barna mund t’i bëjnë VADs një zgjidhje të qëndrueshme, por ato gjithashtu rrisin rrezikun e goditjes me 20%.
Prandaj, shkenca e ka parë këtë robot si ideal për parandalimin e dështimit të rrahjeve të zemrës gjatë transplatimit, duke shpresuar se do të zvogëlojnë numrin e vdekjeve në këtë rast./Gazeta Shneta/