Rita Ora sërish ka anuluar edhe një nga koncertet e rëndësishme.
E përsëri për arsye shëndetësore, pasi organizatorët e festivalit shumë të madh në Izrael “WOW” kanë treguar se Rita nuk do të mund të marrë pjesë në festival që organizohet në gusht, lajmëron gazeta e Jerusalemit.
Madje, disa raporte thonë se Rita duhet të hyjë në një operacion në atë kohë.
Nuk është konfirmuar ende asgjë nga ana e ekipit të Ritës, por ky do të jetë koncerti i radhës që ajo duhet të anulojë për shkak të problemeve shëndetësore, pas atij në Bristol, të cilin i është dashur ta anulojë në ditën e koncertit.
Arsyeja për përkeqësim të shpeshtë të gjendjes shëndetësore të Ritës është lodhje dhe stërngarkesa që ajo i bën vetes, e që shpesh i ka sjellur probleme./GazetaShneta