Pas një pauze shkaku i procedurave burokratike, Dr Drita Kabashi ka rifilluar punën në klinikën e saj gjinekologjike në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Dr Drita njoftoi pacientet e saj se nga e marta e javës tjetër (28.03.2017) do të fillojë me ekzaminime të lëmis së saj në klinikën në Prishtinë.
“Ordinanca Gjinekologjike në Prishtinë tanimë është pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ri-fillon punën në javën tjetër saktësisht me: 28.03.2017, e martë nga ora 10:00”, shkroi Dr Drita.
Ordinanca Gjinekologjike Drita gjendet në Bregun e Diellit në Prishtinë, mbi Furra Qerimi.
Numër kontakti: 044/049 379 111
/Gazeta Shneta/