Gjatë ditës së sotme është mbajtur ceremonia e ri-licencimit të infermierëve në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Drejtori Mjekësor i Spitalit, Dr. Muhamet Haliti, ka vlerësuar lart punën e infermierëve duke i quajtur shtyllë të këtij institucioni që sipas tij nuk kanë marr asnjëherë asnjë ankesë për punën e tyre.
Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoresha e Infiermerisë Hidajete Krasniqi është nderuar me mirënjohje për kontributin e saj në procesin e ri-licencimit, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Sot u shpërndan licencat për stafin e palodhshëm dhe shembullor të Spitalin e Përgjithshëm në Pejë Infermierët, Mamit dhe Profesionistët tjerë Shëndetësorë, pasi që Infermierët e Spitalit tonë me sukses kanë kaluar këtë proces të ri-licencimit.
Në këtë solemnitet morën pjesë edhe Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës z.Naser Rrustemaj, Udhëheqësja e Divizionit të Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë znj.Fetije Huruglica, dhe Koordinatorja e Qendrës për Edukim Profesional dhe Kryetarja e Këshillit Drejtues të OIK znj.Fikrije Hasani.
Takimin solemn e hapi Drejtoresha e Infermerisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë Znj.Hidajete Krasniqi e cila foli për sfidat dhe sukseset që kishin Infermierët që nga themelimi i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm Profesional e deri më sot.
Në emër të Drejtorisë së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë foli Drejtori Mjekësorë Dr.Muhamet Haliti i cili ndër të tjerash tha se Infermierët janë shtyllë e vërtet e punës që bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe se si Drejtori asnjëherë nuk kemi pasur ankesa për punën e Infermierëve nga ana e pacientëve.
Me mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin e ri-licencimit të Infermierëve të Spitalit tonë u nderua Drejtoresha e Infermerisë Znj.Hidajete Krasniqi, ndërsa këtë solemnitet e përshëndetën edhe Kryetari i OIK-ut dhe Udhëheqësja e Divizionit të Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa që më pastaj u shpërndan edhe certifikatat e ri-licencimit.