Reperi i labelit Babastars së fundi është bërë baba për herë të parë.
Pas një historie të ndërlikuar me bashkëshorten, ndarje dhe më pas ribashkim, Agon Amiga tani është bërë me një djalë dhe gjithçka është mirë mes tyre.
E tani reperi ka publikuar fotografinë e parë me të birin dhe një dedikim mjaft prekës si për të ashtu edhe për partneren, Egzonën./gazetashneta
“I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyesni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjëll. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind dhe unë do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mirë se erdhe NOEL,” – është mesazhi i Agonit.
https://www.instagram.com/p/BlvWMp_gg9K/?taken-by=agon.amiga