Para pak ditësh ka nisur renovimi i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministri Uran Ismaili pas inspektimit të punimeve ka deklaruar se në këtë klinikë nuk ka pasur renovim asnjëherë dhe është lënë në gjendje të keqe, transmeton Gazeta Shneta.
Ismaili ka shtuar se përveç renovimit të hapësirave, për Emergjencën do të blihen edhe pajisje të reja.
“Ditë më parë ne kemi nisur rinovimin dhe blerjen e pajisjeve të shumta që kanë munguar në këtë klinikë. Shumë shpejt kjo klinikë do të transformohet në një vend më të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka shkruar Ismaili në Facebook. /Gazeta Shneta/