Rënia e flokëve është pjesë e jetës së përditshme, nga rënia e tyre në banjo apo kudo nëpër tepihë, në shtëpinë tuaj, por, humbja e flokëve është krejtësisht normal.
Mesatarisht humbasim rreth 80 fije në ditë, në qoftë se fillon të shkojë shumë më tepër se kaq, ose vërehet se ato nuk po rriten mirë, atëherë gjërat fillohen të jenë më të ndërlikuara.
Kur është fjala për humbjen e flokëve ka kaq shumë gjëra që e shkakton një gjë të tillë, që do të thotë se mund të jetë e ndërlikuar për të përcaktuar arsyen e saktë pse flokët tuaja po bien dhe si ta përmisoni këtë dukuri.
Së pari, ka lloje të ndryshme të humbjes së flokëve, gjenetike dhe reaktive . E para ka të bëjë që jeni të predispozuar gjenetikisht të ju bien flokët, dhe kjo bëhet në mënyrë graduale. Ndërsa rënia reaktive e flokëve ka të bëjë me ndonjë çrregullim të brendshëm në trupin tuaj.
Shkaktarët kryesor për humbjen e flokëve janë: Jo balancimi hormonal, stresi, anemia apo mungesa e hekurit, mungesa e vitaminës B12, humbja në mënyrë rapide e peshës si dhe problemet me moshën.
Çfarë mund të bëni që t’i riktheni flokët tuaja sërish në normalitet?
Merrni më shumë proteina – Flokët janë bërë nga proteinat, duke e bërë të domosdoshme marrjen adekuate të ushqimeve të pasura me proteina.
Karbohidratet komplekse janë thelbësore – Ato sigurojnë flokët tanë me energjinë që duhet të rriten. Konsumoni karbohidrate të shëndetshme nëse ka mbetur më shumë se katër orë në mes të ngrënies, pasi energjia në dispozicion për qelizat e flokëve bie pas kësaj sasie kohore./Gazeta Shneta/