Ushtrimet gjatë shtatzënisë nuk janë të mira vetëm për nënën- mund të i jep fëmijës fuqi më të madhe dhe të jenë më të koordinuar, kjo sipas një studimi.
Hulumtuesit e ri nga Universiteti i Karolinës, kanë sugjeruar se gratë të cilat shpenzojnë 50 minuta duke ushtruar, vrapuar ose çfarë do lloj ushtrimesh do të kenë fëmijë me aftësi më të mira motorike më vonë gjatë jetës.
Përfitimet janë më shumë të përqendruara tek vajzat. Shumë gra të cilat mbesin shtatzënë mund të shqetësohen se nëse ushtrojnë do të lëndojnë fëmijën apo edhe do të kenë lëndime tjera, raporton “Daily Mail”.
Por, kolegji Amerikanë i Gjinekologjisë ka siguruar se gratë shtatzëna të cilat ushtrojnë nuk është vetëm një gjë e sigurt por edhe shumë e mirë për to, transmeton lajmi.net.
Aktivitetet fizike mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të shtatzënisë dhe në energjinë e ulët.
Gjithashtu ushtrimet për një grua në pritje do të kenë përfitime edhe në trurin dhe koordinimin e tyre dhe këto përfitime do ti bart edhe fëmija e saj.
Përgjatë këtij hulumtimi me nënat shtatzëna të cilat kanë ushtruar dhe me ato të cilat nuk kanë qenë aktive, kanë arritur në përfundim se fëmijët e këtyre nënave të cilat kanë qenë fizikisht aktive kanë qenë më të fizikisht më të fortë dhe më të shpejt. Si dhe, këta fëmijë kanë pasur edhe avantazhe tjera, në përgjithësi ata ishin në kontroll më të mirë në zhvillimin e gjymtyrëve më të forta.