Rëndësia e skenimit përmes ultrazërit me imazhet 5D gjatë shtatzënisë

2017-12-17 në ora 10:53

Skenimet me ultrazë rrisin shanset për një shtatzëni të suksesshme. Sonografia është teknika e cila përdoret nga mjekët për t’i parë organet dhe muskujt e një bebe të palindur gjatë shtatzënisë.

Ndërkaq, sonografia ka edhe përdorime tjera. Sonografia, përveç kësaj, mund të zbulojë probleme dhe anomali te foshnjat e palindura, shkruan Gazeta Shneta.

Elaborimi i informacionit më të hollësishëm në lidhje me skanimet në imazh 3D, dimesioninet e kohës 4D dhe me matjet automatike 5D:

Imazhi i qartë:

Në ditët e sotme, njerëzit po përdorin skanim me imazh 3D për të ekzaminuar organet e brendshme të foshnjës së palindur dhe për të përcaktuar nëse fëmija ka ndonjë komplikacion apo jo.

Derisa skanimi në imazh 3D jep imazhe të qarta të karakteristikave të foshnjës, ultrazëri në imazh 4D ju lejon të shihni lëvizjet e foshnjës brenda mitrës.

Zbulon problemet:

Tipari më emocionues i këtij ultrazëri është aftësia e tij për të zbuluar ndonjë problem në fëmijën.

Me këtë skanim, profesionistët mjekësor mund të zbulojnë problemet e fëmijës së palindur dhe të bëjnë përgatitje për t’u kujdesur për fëmijën sapo të lindë.

Parashikon gjininë:

Ndërsa teknologjia e ultrazërit me imazh 2D përdoret për të kontrolluar ecurinë e zhvillimit të fëmijës brenda mitrës, imazhet 3D me dimensionet tjera jo-hapësinore, ndihmojnë mjekët në parashikimin e gjinisë së foshnjës.

Shumica e çifteve dëshirojnë të njohin gjininë e fëmijës së tyre para se të lindin. Në fakt, ata nuk duan të presin për 10 muaj deri në gjetjen e gjinisë së fëmijës së tyre.

Ndërkohë, gjinia e foshnjës së palindur mund të përcaktohet duke shikuar kromozomet.

Rëndësia e ultrazërit me imazh siluetë 3D HDlive/HDflow në neurosonembriologji dhe neurosonografi fetale

Për rëndësinë e një pajisje të tillë kanë shkruar revista “Obstetrics & Gynaecology”, e cila ka paraqitur objektivat, metodën, rezultatet dhe konkluzionet në lidhje me këtë pajisje.

Objektivat

Evolucioni i fundit në imazhin prenatal është imazhi siluetë HDlive. Nga modaliteti siluetë HDlive, një strukturë e brendshme cistike mund të përshkruhet përmes strukturës së sipërfaqes së jashtme të trupit dhe mund të emërohet në mënyrë të përshtatshme si ‘modalitet përmes shikimit’. “Flow mode” në HDlive shton më shumë rezolucion hapësinor ndaj angiogramit konvencional 3D të ultrazërit.

Metodat

Në mes Tetorit të 2014-tës dhe Nëntorit të vitit 2015, në 450 raste, duke përfshirë 46 raste të anomalive CNS, truri i fetusit u ekzaminua me “3D HDlive transvaginal 3D silhouette / flow”.

Pajisjet e përdorura në këtë studim ishin Voluson® E10 me shndërrues transvaginalë 3D/4D dhe me elemente 6-12 MHz / 256 element (prodhuesi GE Healthcare, Milwaukee, SHBA).

Rezultatet

Imazhi i siluetit HDlive tregoi imazhe të qarta të sistemit ventrikular me strukturën sipërfaqësore të fetusit në shtatzëninë e hershme, si dhe në pjesën e mesme të stomakut. Ai gjithashtu mund të përshkruaj strukturën e kockave, prandaj eshtrat e kranit dhe rruaza e spina e bifidës janë të dallueshme. Imazhi i tillë gjithashtu mund të tregojë strukturën vaskulare cerebrale të arterieve dhe venave gjobë gjatë gjithë shtatzënisë.

Konkluzion

Nga silueta HDlive, struktura e brendshme cistike si dhe jo ciste mund të demonstrohen me sipërfaqe të jashtme. Imazhi i rrjedhjes së HDlive mund të tregojë gjallërues të gjakut periferik të trurit.

Edhe në Kosovë

E, pacientet në Kosovë e kanë mundësinë për të realizuar një skenim të tillë, më të avancuarin në botë.

Klinika Medica+ dhe Dr. Afrim Veliu ofrojnë këtë mundësi me një nga ultrazërat e vetëm në rajon, Voluson E10.

Pamjet më poshtë janë realizuar me teknikat e fundit teknologjike në Medica +. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *