Kafshët shtëpiake janë pjesë integruese e jetës së njeriut që në lashtësi. Thuajse 80% i banorëve të gjithë planetit gëzojnë shoqërimin e kafshëve në shtëpitë e tyre herë pas here.
Sa i përket fëmijëve, kafshët shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shkak se iu ofrojnë kënaqësi dhe mbi të gjitha iu ndihmojnë të zhvillojnë obligimet të cilat i transformojnë ata në të rritur.
Shpesh herë lidhjet me kafshët cilësohen më të rëndësishme sesa disa lloje të lidhjeve me njerëzit, kur bëhet fjalë për rahati, ngritje emocionale, mbështetje dhe konfidencë, shkruan Royal Children Medicine, transmeton Gazeta Shneta.
Zhvillimi i fëmijëve
Prania e kafshëve shtëpiake në shtëpi zhvillon këto aftësi të fëmijët:
Përgjegjësia
Ndjeshmëria
Komunikimi i mirëfilltë
Edukimi.
Studimet vërtetojnë se fëmijët e shoqëruar nga qentë apo macet shtëpiake kanë vetbesim më të lartë, përmirësim në aftësitë sociale, dhe janë më aktiv fizikisht, gjë që nënkupton nuk kanosen nga rreziku i obezitetit dhe mbipeshës.
Harmonia familjare.
Pronarët e kafshëve gëzojnë edhe harmoninë e familjes brenda shtëpisë, për arsyen se, sipas shkenctarëve, të gjithë pjestarët e familjes inkuadrohen të kalojnë kohë së bashku pranë kafshëve, dhe kanë një rregull bazik për biseda të shoqërueshme me njëri tjetrin dhe aktivitete për lojra të tjera.
Shëndeti
Relaksimi dhe çlodhja nga stresi që mundësohet nga kafshët dhe shoqëria e tyre, ofron edhe përparësi të shëndetit te prindërit. Për dallim nga prindërit që nuk mbajnë kafshë shtëpiake, pronarët e kafshëve, kanë reduktim të rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, kanë më pak sëmundje dhe ankesa, vizitohen më rrallë tek doktori, etj.
Siç edhe është thënë nga shkenca mjeksore, të pasurit qenë apo mace në shtëpi, experienca e familjesë është tejet ngazëllyese dhe shëndet mirë për të gjithë. /Gazeta Shneta/