Rëndësia e ditëve të ovulimit, mësoni si t’i llogaritni

2019-05-13 në ora 14:04

Përse është e rëndësishme të njihet periudha e ovulimit?

Njohja e ditëve të ovulimit është diçka e rëndësishme për gruan, pasi ajo do të kuptojë nëse gjithçka në trupin e saj shkon mirë dhe ajo do të jetë në gjendje të dijë se kur janë shanset për të provuar për një shtatzëni, gjithashtu edhe për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar në rast se gruaja ka një jetë seksuale aktive.

Cikli menstrual dhe shtatzënia

Vlen të theksojmë se vetëm gruaja që ka një cikël menstrual të rregullt mund të jetë në gjendje të llogarisë ditët e ovulimit. Megjithatë nuk mund të themi se kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura gjatë ditëve fertile do të sjellë domosdoshmërisht një shtatzëni apo anasjelltas.

Si të llogarisim ditët e ovulimit (ditët fertile)?

Duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve zhvillohet folikuli, proçes i cili zgjat 14 ditë (faza folikulare), fazë e cila pasohet nga faza tjetër (luteinike) e cila zgjat gjithashtu 14 ditë. Ditët fertile të gruas janë midis ditës së 12 dhe 16 nga dita e parë e ciklit.

Nëse përllogaritja juaj nuk ju bind duhet të kuptoni sinjalet që ju dërgon trupi juaj. Në fazën e ovulimit do të shfaqen sekrecione të bardha ose transparente, fryrje dhe tension në fund të barkut, rritje e dëshirës seksuale dhe dhimbje apo fryrje të gjoksit. /pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *