Vitamina B9 ose Acidi Folik siç njihet më mirë, është një lëndë ushqyese jetike në trup që është e nevojshme për njerëzit tek të gjitha moshat.
Acidi Folik ndihmon trupin të prodhojë dhe të ruajë qelizat e reja dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e ndryshimeve në ADN që mund të çojnë në kancer, transmeton Gazeta Shneta.
Mungesa e Acidit Folik në dietë mund të çojë në çrregullime të lidhura me gjak si hiperomocisteinemia dhe anemia, e cila shpesh paraqet mungesë energjie, lodhje, lëkurë të zbehtë dhe marrje mendësh.
Rëndësia e Acidit Folik gjatë shtatzanisë është hulumtuar mirë dhe plotësimi shtesë i kësaj vitamine gjatë 12 javëve të para të shtatzanisë rekomandohet nga shumë organizata me reputacion, përfshirë NHS dhe Shëndetin e Grave.
Acidi Folik zakonisht gjendet në ushqime të tilla si bishtajoret, vezët, arrat dhe perimet me gjethe jeshile.
Pavarësisht që Acidi Folik është hulumtuar mirë në shtatzani, hulumtimet kanë treguar gjithashtu rëndësinë e Vitaminës B12 që do të përdoret njëkohësisht krahas Acidit Folik. Disa studime mbi shtatzanitë që kanë pasur defekte të tubit nervor kanë treguar se ka pasur mungesë të Vitaminës B12.
Rritja e ndërgjegjësimit dhe informacionit në lidhje me përdorimin e Vitaminës B12 së bashku me Acidin Folik ka bërë që shumë organizata të rekomandojnë plotësimin me këto dy lëndë ushqyese.
Si përfundmi, Acidi Folik dhe Vitamina B12 luajnë një rol të madh në jetën e përditshme dhe përdorimi i tij rekomandohet në shtatzani. /GazetaShneta/