Gëzime Hamzaj, reja e këngëtares Remzie Osmani duket se ka mbetur shtatzënë për herë të parë.
Pak muaj më parë kurorëzuan dashurinë në një event të madh të cilin e pasoi më pas edhe muaji i mjaltit. E duket se nga reja e Remzie Osmanit ka të reja.
Ajo sipas të gjitha gjasave është në muajt e parë të shtatzënisë. Kjo është vërejtur në fotografinë e fundit të postuar në rrjete sociale ku shfaqet bashkë me vjehrrën e saj, këngëtaren e mirënjohur.
Barku pak më i fryrë ka ngjallur dyshime për një shtatzëni mes komentuesve gjë të cilën e kanë konfirmuar burime të sigurta të Prive.al pranë familjes. Shumë urime! /prive.al
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.