Sot kemi postuar një recetë për një torte të mrekullueshme, e cila aq sa është e bukur për t’u parë, është edhe e shijshme, transmeton Gazeta Shneta.
Përbërësit për tortë:
- 1/2 e filxhanit gjalpë
- 1/2 e filxhanit sheqer të bardhë
- 2 vezë
- 2 lugë çaj kakao
- 4 lugë çaj ngjyrosje (të kuqe) ushqimi
- 1 lugë çaj kripë
- 1 lugë çaj ekstrakt vanillje
- 1 filxhan dhallë
- 2 1/2 e filxhanit miell
- 1/2 e lugës sodë buke
- 1 lugë uthull të bardhë, të destiluar
Përbërësit për krem:
- 5 lugë çaji miell
- 1 filxhan qumësht
- 1 filxhan sheqer të bardhë
- 1 filxhan gjalpë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanillje
Udhëzimet:
- Përpara së gjithash, ngrohni furrën në 175 gradë. Yndyrosni tepsi të rrumbullakët me perimetër prej 22 centimetrash.
- Tundeni gjalpën së bashku me 1/2 e filxhanit sheqer deri të marrin formë të ndrishme dhe pushatake. Shtoni vezët dhe tundini mirë.
- Bëni një pastë të kakaos dhe ngjyrosjes së ushqimit; shtoni në përzierjen e mëparshme. Përzieni kripën, vanilljen dhe dhallën së bashku. Shtoni miellin në brumë të rrahur, duke alternuar me përzierjen e dhallës, deri sa të inkorporohen. Përizeni sodën e bukës dhe uthullin butësisht dhe hidheni në brumin e tortës.
- Hidheni miellin e arritur në tepsi. Piqeni në furrë përreth 30 minuta.
Udhëzimet për ta bërë kremin:
- Hidhni 5 lugë miell dhe qumësht në tigan, me nxehtësi të ulët deri të fryhen, duke i përzier nënstop. Lejeni të ftohet! Ndërsa përzierja të ftohet, tundni një filxhan sheqer, gjalpë dhe 1 lugë çaji vanilje deri të merr shkëlqim dhe formë pushatake. Shtoni përzierjen e miellit të ftohur dhe tundeni deri sa të arrinë konsistence të mirë për t’u përhapur. Shtresojeni kremin në tortë kur të ftohet.
Në rast se keni ndonjë paqartësi, ndiqni videon më poshtë./Gazeta Shneta/