Brokoli njihet si një nga ushqimet që deponon shumë veti fitimprurëse, e i cili kur përzihet me përbërës të tjerë, nuk i humbet vetitë.
Veç brokolit, djathi që përmban kjo pure do t’i japë bebit tuaj dozën e shëndetshme të bulmetit për të cilën ai ka nevojë. Kjo recetë është e përshtatshme për bebe 8 muajsh por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo pure do ta bënte një vakt fantastik, mëse të plotë edhe për të.
Përbërësit:
- 1 patate e bardhe, e prerë në kubikë;
- 100 gr brokoli;
- 2 lugë me dhjathë çeder (Këshillohet djathi çeder i bardhë)
Përgatitja:
- Si fillim i piqni në avull ose i zieni kubat e patates për 6 minuta.
- Në të njëjtën enë shtoni brokolin dhe i lini së bashku në zjarr për 4 minuta të tjera.
- Më pas i hiqni patatet dhe brokolin nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa.
- Pastaj kaloni patatet dhe brokolin në blender ose mikser dhe i bëni pure për 2 minuta.
- Në fund shtoni djathin dhe pak ujë dhe i bëni sërish pure për 30 sekonda.
- Koha e përgatitjes së puresë është 15 minuta
- Kjo është një pure e përshtatshme për bebe +8 muajsh
- Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer/pernenat.al/