Recetë me banane dhe kos për bebe 8+ muajsh

2018-01-10 në ora 19:43

Bananja, dardha, pruja dhe dardha janë ushqimet të cilat i paraprijnë kësaj recete të shëndetshme për bebet.

Dardha është një nga ushqimet e para që doktorët rekomandojnë më shpesh pasi ka shumë pak mundësi të shkaktojë alergji. Ajo  u pelqen shumë bebeve pasi është e ëmbël, transmeton portali Pernenat.

Dardha është e pasur me sheqerna të thjeshta dhe fibra, kështu që është shumë e mirë për sistemin tretës dhe ndihmon në lidhje me konstipacionin.

Përbërësit:

  • 2 dardha të prera në copa-copa;
  • 1 banane;
  • ¼ filxhani me kos.

Përgatitja:

  1. E piqni në avull ose e zieni dardhën deri sa të zbutet.
  2. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
  3. Kalojeni në blender së bashku me bananen.4.
  4. Shtoni pak nga pak kosin duke u kujdesur që përbërja të mos hollohet shumë.

 

Koha e përgatitjes është 5 minuta.

Koha e gatimit është 3 minuta.

E këshillueshme për bebe +8 muajsh.

Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *