Për ju që keni shtuar shumë në peshë gjatë festave të Pashkëve, ka një zgjidhje për t’u rikthyer sërish në formë, tashmë që po afrojnë dhe pushimet verore.
Nutricionistët këshillojnë dietën braziliane, nëpërmjet së cilës mund të humbisni 12 kg brenda muajit.
Ky program ushqimor është tepër i thjeshtë për t’u zbatuar. Ai konsiston në eleminimin e yndyrnave dhe karbohidrateve dhe zëvendësimin e tyre me fruta dhe perime të pjekura ose të ziera.
Duke qenë se kjo lloj diete kërkon reduktim në maksimum të sheqernave, ju duhet të hiqni dorë edhe nga alkooli, salcat apo kripërat. Sipas ekspertëve, kjo dietë duhet të ndiqet për katër javë. Për ata që nuk kanë mundësi, mund ta ndajnë në 2 javë me një pushim 7 ditor në mes.
Si gjithmonë përpara se të nisni dietën duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Qëllimi i dietës braziliane, është rregullimi i metabolizmit dhe zvogëlimi i ndjenjës për t’u ushqyer. Prandaj do të jetë e nevojshme që të konsumoni 5 vakte të ekuilibruara, por pa kaluar 12 orë nga njëri-tjetri.
Në tavolinën tuaj nuk duhet të mungojnë lëngjet e frutave për mëngjes, orizi integral në drekë, i shoqëruar nga brokoli. Në darkë mund të konsumoni patate, të shoqëruara nga një sallatë me bazë kastraveci. Gjithashtu ndërmjet vakteve nëse keni uri, mund të konsumoni ndonjë frut.