Kjo pije u ndihmon edhe meshkujve, sepse përmirëson cilësinë e spermës, andaj shtohen shanset që femra të ngelet shtatzënë.
Kjo recetë për përgatitjen e pijes sekrete është bartur nga gjenerata në gjeneratë në Indi dhe në disa shtete të Azisë, ndërkaq kjo traditë praktikohet edhe sot e kësaj dite, tranmseton.
Një shishe e vogël me këtë pije sipas traditës u jepet dhëndrit dhe nuses që ta pinë para natës së parë të martesës. Sekreti është tek rrushi i thatë, kokrrat e të cilit përmbajnë agrininë, që është nutrien kryesor për trajtimin e disfunksionit erektil.
Gjithashtu, shton edhe shanset që femra të ngelet shtatzënë, përkatësisht përmirëson cilësinë e spermës tek meshkujt. Veç kësaj, shton edhe energjinë e përgjithshme për seks.
Receta origjinale nga India përbëhet nga rrushi i thatë, qumështi dhe shafrani.
Ja receta për përgatitjen e njërit variant të kësaj pijeje:
Lajini mirë 30 gramë rrush të thatë dhe zieni në enë emali të padëmtuar me 200 ml qumësht. Në fund shtoni edhe pak shafran.
Pra, për rrushin e thatë thonë që ka një sërë të efekteve të tjera pozitive në shëndet – ndihmon edhe te tensioni i lartë i gjakut, shtimi i peshës trupore, preventiva e sëmundjeve kancerogjene, anemia, ndërkaq është i shkëlqyeshëm edhe për ten dhe flokë. / Gazeta Shneta