Mamia Razie Musa përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar një recetë për vaktin e ngrënies së mëngjesit për bebet që kanë gjashtë apo më shumë muaj.
Mamia ka publikuar recetën e supës së eshtrave të pulës, ku njëkohësisht ka theksuar edhe përfitimet shëndetësore që ka kjo supë, shkruan Gazeta Shneta.
“Benefitet e kēsaj supe: Calcium Phosphate Hydroxyapatite (lloj kalciumit), kollege, këto materie janē shumë tē rēndēsishme për rritjen dhe zhvillimin e bebes. Ndikojnë shumë pozitivisht në zhvillimin e eshtrave, dhēmbve, thonjve, lēkurës dhe flokëve.”, shkroi ajo në postim.
Ndërkaq, përsa i përket recetës, këta janë përbërësit dhe udhëzimi që duhet ndjekur:
“1. Mishin e pulës e ndani prej eshtërave.
2. Në një tenxhere hidhni perimet: karrotë, kungulleshë, brokoli, bizele dhe patëllxhanë të zi, lereni masën të vlojë nē ujin me perime për 45 minuta, pasi e keni larguar nga zjarri duhet bluar dhe masën e krijuar duhet ta vendosni nëpër kube të cilat do t’i vendosni në friz (eshtërat gjuhen para bluarjes së lëngut dhe perimeve).
Mishi i mbetur në eshtëra mund të pērdoret si ushqim, por jo ta hidhni në supë sepse kjo supë është vetēm me perime dhe me lëngun e eshtrave tē pulēs.”