Receta e dobësimit të Linda Halimit. Si i humbi këngëtarja 50 kg (FOTO LAJM)

2017-05-15 në ora 15:29

Këngëtarja Linda Halimi është kthyer në frymëzimin e të gjithëve për shkak të humbjes në peshë.

Ajo nuk e ka mbajtur për vete sekretin e suksesit. Ka zbuluar dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte 50 kilogramë.

Kështu, për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë

Mëngjesi: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca.
Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj i gjelbër.

Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe miks manaferrash.

Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz), shkruan Living.

Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë picë. Linda ka pasur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj./Albeu/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *