Jeni ftohur? Keni dhembje fyti? Po përjetoni simptomat e gripit? Ne kemi sjellur recetën më të mirë për ju.
Pasiqë stina e ftohjes dhe gripit tashmë ka ardhur, të gjithë ne nganjëherë ftohemi. Ne kemi menduar për një recetë që do ju ndihmonte të liroheni nga krejt kto simptoma, kështuqë sa herë të ndjeheni të sëmurë, ju e dini si të shpëtoni.
Përbërësit:
- Një copë e vogël rrënjë xhenxhefili të freskët
- 1 lugë gjelle lëng limoni i freskët i shtrydhur
- 1 lugë gjelle mjaltë, ose më shumë për më shumë shije
Përgatitja:
Vendoseni xhenxhefilin në një enë me ujë për vlim, vlojeni për 3 minuta. Në ndërkohë vendoseni lëngun e limonit dhe mjaltin në një filxhan të madh. Shtoni çajin e xhenxhefilit në filxhan pas vlimit. Përzieni që të shkrini mjaltin, shijojeni dhe shtoni më shumë mjaltë nëse dëshironi më shumë shije.
Koha e përgatitjes: 10 minuta. Sasia: Për një person.
Për një stinë pa ftohje dhe grip/Për më shumë receta gatimi dhe pije përgatit.com