Me anë të një komunikate për medie Shoqata e Kirurgëve të Përgjithshëm dhe Abdominale, kanë reaguar me qasjen jo të duhur të institucioneve.
Sipas tyre kjo është me prapavijë denigruese, shantazuese, kërcënuese dhe njëanshmëri e disa medieve në rastin e Dr. Rifat Bajramit dhe Dr. Enver Fekaj, e kështu edhe me lincencimin e mjekut Nenad Ivončevič nga Beogradi, për operim të një pacienti në Spitalin e Gjakovës.
Ndërsa më poshtë gjeni reagimin e plotë:
“Njëherësh reagojmë ashpër ndaj licencimit të mjekut Nenad Ivončevič nga Beogradi për operim të pacientit në spitalin e Gjakovës. Reagimi vjen për shkak të licencimi të mjekut nga Beogradi, për gjoja se operacione të tilla si re seksioni i lukthit nuk realizohet në Kosovë nga kirurget kosovar. Sa për informatë operacionet e tilla të lukthit në Kirurgjinë Abdominale në nivelin sekondar dhe terciar realizohen me sukses në mënyrë rutine në nivel vendi”, është thënë në komunikatë.
Sipas kësaj komunikate, nëse stafi kirurgjik në Spitalin Kirurgjik të Gjakovës ka pasur nevojë për përkrahje profesionale për këtë lloje operacioni, u është ofruar ndihmë. “Ne si shoqatë e kirurgëve të përgjithshëm dhe abdominal kemi qenë dhe jemi të gatshëm edhe në të ardhmen t’ ju dalim në ndihmë si staf kirurgjik. Andaj arsyetimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bordit për licencim, se operimi i tillë i lukthit nuk mund të realizohet në Kosovë, është i pavërtetë dhe denigrues për Shoqatën e Kirurgëve të Përgjithshëm dhe Abdominale të Kosovës dhe poashtu denigrues për shëndetësinë kosovare në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e tyre për medie./GazetaBlic/