Qendra Klinika Universitare e Kosovës pasi publikoi statistikat për Klinikën e Kardiologjisë për këtë vit, u kritikua nga kardiokirurgu Dr Raif Çavolli.
QKUK-ja u mburr me sukseset e Kardiologjisë, por harroi të përmend edhe sukseset e Kardiokirurgjisë, për cka mori kritika përmes një shkrimi në Facebook të Dr Çavollit, shkruan Gazeta Shneta.
Kësisoj, QKUK-ja sot ka publikuar rezultatet e punës së këtij 6-mujori në Klinkën e Kardiokirurgjisë.
75 operime janë kryer në këtë klinikë këtë vit, ndërsa që kur rifilloi puna në total janë kryer 215 ndërhyrje në këtë shërbim. /Gazeta Shneta/