Ferid Agani, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i akuzuar në rastin ”Stenta”, ka deklaruar se nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie mbi këtë akuzë, gjatë gjykimit i cili ka nisur pak çaste më parë. Të njejtën deklaratë e ka bërë edhe Gani Shabani.
Këta të dy janë pjesë e kësaj aktakuze bashkë më më sumë se 40 persona të tjerë për rastin ”Stenta” në të cilin u dëmtua buxheti i Kosovës me më shumë se 5 milon euro. Procedura ndaj Shabanit dhe Aganit është veçuar me arsyetimin që gjykata të optimalizojë procedurën.
Prokuroria ka ngritur këtë aktakuzë me pretendimin se ka të bëjë me një rrjet abuziv të mjekve nga institucionet publike dhe ato private. / Gazeta Shneta