Derisa ishte një mace e vogël, u shpëtua në rrugët e Nuuk të Grenlandës.
Atë e shpëtoi D.V, e cila falë dedikimit dhe kujdesit të shtuar, ia solli lulëzimin maces, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, një ditë prej ditësh ajo vendosi ta dërgonte macen tek veterinari, me qëllim që ta skanonte nga brenda dhe të shihte nëse ka ndonjë problem shëndetësor.
“Ajo nuk ishte shumë e lumtur kur dëgjoi se do të futej në ultrazë”, shpjegoi pronarja e maces.
Por ultrazëri duket se zbuloi disa lajme të mëdha: doli që maca një vjeçe të ishte shtatzënë.
Pronarja kapi disa fotografi të shkëlqyera gjatë konsultimeve të maces – dhe kapi reagimin e saj të paçmuar ndaj lajmit se do bëhej nënë.
“Ishte e mahnitshme,” tha pronarja . “Unë kurrë nuk kam parë një mace të kryej një ultrazë. Ne pamë kotele në barkun e saj.”/Gazeta Shneta/