Është një gjë e shkëlqyer kur një bebe buzëqesh nënës së saj, dhe në këtë rast ky fëmijë po buzëqesh sepse po dëgjon zërin e nënës për herë të parë.
Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, nga një nënë Christy Keane ku shihet bebja e saj që buzëqesh porsa dëgjon zërin e saj për herë të parë, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
“Ishte një mrekulli sepse këtë moment e kam pritur shumë kohë, Charlie më në fund arrin të dëgjoj”, shkruan ajo.
“Ne menduam që ajo nuk do të dëgjoj asnjëherë por ja, kjo është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë”.
Sidoqoftë është një moment shumë i bukur kur sheh një bebe që ndryshon shprehjen e fytyrës dhe përpiqet që të regjistrojë fjalët e nënës së saj.
Buzëqeshja i përshkon fytyrën e vogël ndërsa nëna thotë se nuk e ka parë asnjëherë deri më tani këtë reagim./Gazeta Shneta/