Mamia Razie Musa përmes një postimi në Facebook ka kritikuar pediatrit nga Kosova pasi i kishte ardhur një mesazh nga një nënë, të cilës i ishte rekomanduar ta hiqte fëmijën nga gjiri me pretekstin se nuk ka gji mjaftueshëm dhe të fillojë ta ushqej me formulë.
Mamia këtë kritikë e ka mbështetur në punën profesionale që ka bërë për 45 vite në Angli, e cila thotë se ka punuar ekskluzivisht me fëmijë të moshës 0-1 vjeç, shkruan Gazeta Shneta.
“U bene shume vite qe une punoje si mami, e me se shumti vite te karrieres i kalova ne Angli, gjithemone kam punuar ekskluzivishr me te posindurin prej 0-1 vite me beba.”, fillon postimi i mamisë Musa në Facebook.
Ajo nuk i fajëson aspak nënat, ngase sipas saj, ato nuk janë njerëz profesionist.
Postimit të saj ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, e cila tregon mesazhin e një nëne, të cilës i ishte rekomanduar që t’i japë qumësht Alpsko, meqenëse sipas pediatrit, nëna në fjalë nuk kishte pasur qumësht mjaftueshëm./Gazeta Shneta/