Në këshillën e radhës për nënat e reja, Razije Musa, ju tregon se cilat janë ushtrimet më të mira për bebën tuaj.
Në postimin e saj për Gazeta Shneta, ajo sqaron se ushtrimet duhet të bëhen në kohë të caktuar.
Ja postimi i plotë:
Nëna të palodhura dhe të dashura, sot do të ndalem në një pikë poashtu shumë të rëndësishme në listën e këshillave.
Bëhet fjalë për ushtrimet e bebës, të cilat mund t’i aplikoni sapi t’i ketë rënë kërthiza bebës dhe të ketë kaluar verdhëzen (sarillëkun).
Mund të filloni duke vendosur bebën të shtrirë në bark. Arsyeja: Pasi bebja fle shumicën e kohës në shpinë, herë pas herë në krahë dhe në kët ëmënyrë koka mund edhe të merr sado pak deformime.
Kjo pozitë ndihmon forcimin e muskujve të shpinës qafës dhe kraharorit dhe ngritjen sa më të lehtë të kokës.
Por kujdes kur e vendosni bebën në bark, duhet bërë vetëm me një kusht: Gjithmonë nëna m qenë afër dhe vigjilente mos të aspirojë beba.
Mjafton dy herë në ditë nga 5 minuta apo derisa bebja të jetë e qetë.
Asnjëherë mos e vendosni në bark bebën nëse qan. Poashtu, kjo pozitë ndihmon për bebe që kanë gazra (ngerqe) dhe kolikë, ndihmon në lirimin e tyre.
Kujdes afër gojës asgjë që bebja mund të fus në gojë. /Shkroi: Razije Musa/