Mamia Razije Musa është shprehur e zhgënjyer me nënat që nuk po ia vëjnë veshin kur ajo flet për mënyrën se si duhet veshur foshnja.
Musa thotë se shumica e nënave po i mbingarkojnë të posalindurit me tesha të shumta, nga frika se ato kanë të ftohtë.
“Qarkullimi i gjakut te bebat është ende premature dhe përqëndrohet të i furnizoj me gjak organet vitale prandaj këmbët e duartë janë të ftohta mos e keni këtë merak”, ka treguar mamia, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj ku tregon se si duhet veshur foshnja:
Të dashura nana shpresoj të jeni mirë, po ju shkruaj për një temë që e kam diskutuar disa herë por te shumë nana paska hasur në vesh të shurdhër. Vazhdimisht nanat më dërgojnë fotografi të fëmijëve për të bërë pyetje të ndryshme dhe aty po e shoh se si janë të veshur fëmijët në kushte shtëpie.
Në shumicën e rasteve temperatura e dhomës nuk është ideale është më e lartë se 22gradë ndërsa bebat të mbingarkuar me rroba, si gjithmonë arsyetimi është se beba po e ka të ftohtë, kur i pyes po ju a po e keni të ftohtë në atë ambient përgjgjja është gjithmonë jo temperatura e dhomës është 25-26 por beba është bebë, arsyetim i pabazë.
Qarkullimi i gjakut te bebat është ende premature dhe përqëndrohet të i furnizoj me gjak organet vitale prandaj këmbët e duartë janë të ftohta mos e keni këtë merak.Po u’a sqaroj edhe njëhere se çka duhet veshur e çka jo brenda ambienteve të shtëpisë.
Një fëmijë duhet të ketë të veshur një të brendshme dhe një palë rroba të ngjitura pambuk 100 % e brendshmja mund të jetë me mëngë të shkurta ose të gjata varësisht nga stina, nuk duhet veshur hullahopke përfundi rrobave nëse temperature është ideale.Ajo që po shoh është fëmijë në ambiente të shtëpisë me kapuq, me dorëza, me pantollona të trasha që gjithashtu janë të parehatshme për të lëvizur normalisht, me xhempera të trashë totalisht jo të nevojshme madje edhe të dëmshme sepse beba djersitet më lehtë.
Fëmija duhet të ketë veshur rroba të pambukut që e bëjnë të ndjehet më shlirë, imagjinojeni veten të flini me farmerka dhe xhamper gjithë natën apo qoftë edhe në gjumin e ditës e të mos e keni të mundshme të lëvizni lirshëm. Gjitashtu shumë e rëndësishme është që një fëmijë të ketë një thes për fjetje thesi i mundëson që gjatë natës të ketë temperature ideale dhe të mos ketë mundësi që gjatë levizjeve ta hedh qeben te fytyra dhe kështu edhe është më i sigurtë nga ngulfatja.
Natën fëmijëve duhet të ju hiqen qorapet dhe përparëset nuk bëhet gjumi me përparëse dhe qorape, në këmbë mund të krijohet myk ndërsa përparësja është e panevojshme dhe mund të i shkaktoj siklet.
Fëmijët duhet veshur sipas stinës, nanat që lindin në verë edhe pse fëmija është i posalindur duhet ta veshin me rroba të shkurta ashtu si visheni ju, normal temperatura e dhomës të jetë deri në 22 gradë dhe gjithmonë ta keni afër vetes një qebe 100 % pambuk për fëmijë që ata t’i mbuloni gjatë gjumit të ditës. Më besoni se nuk po kujdeseni më shumë nëse e mbingarkoni fëmijën me rroba, imagjinoni veten në pozitën e tyre dhe shihni se a do kishit mundur të duroni veshje të tilla.
Me dashuri, Razija