Mamia Razije Musa ka treguar disa nga aktivitetet më të mira për nënat dhe bebat gjatë stinës së verës, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni postimin e saj të plotë:
AKTIVITETET MË TË MIRA PËR NËNËN DHE BEBEN GJATË VERËS.
Të dashura nana unë gjithmonë ju them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju të relaksoheni por edhe fëmijët tuaj gjithashtu.
Sot dua të listoj disa nga aktivitetet që mund t’i bëni gjatë verës dhe janë relaksuese për ju dhe fëmijët tuaj.
1 Shëtitni në park me fëmijën tuaj, merreni atë në këmbë apo në karrocë në mëngjeset e hershme apo pasdite, nëse shoqëroheni nga një shoqe me beben e saj kjo do të jetë dyfish më e efektshme.
2 Nuk e di nëse ka në Kosovë por është shumë bukur dhe tërheqëse për fëmijën që të sheh gjallesat e ujit prandaj nëse ka ndonjë akuarium ju rekomandoj t’a vizitoni.
3 Bëni piknik në oborrin e shtëpisë tuaj, po pra edhe në shtëpi bëhen pikniqe interesante, merrni një qebe të hollë shtrojeni në tokë vendosni disa lodra e pak ushqim dhe fëmijën tuaj aty, do të jetë shumë relaksuese për të dyja palët.
4 Lejoni fëmijët të luajnë me lodra të ujit, nëse jeni në shtëpi leni të luaj në oborr me lodra uji nëse jeni në banesë shfrytëzoni ballkonet, në të dyja rastet duke mos i lënë asnjëherë vetëm fëmijët e vegjël.
5 Nëse ka në Kosovë provoni të merni orë të notit bashkë me fëmijë është shumë relaksuese për nënën dhe beben.
6 Bleni libra të përshtatshme për moshën e fëmijës tuaj dhe lexoni së bashku në ambiente me temperaturë normale.
Me dashuri, Razija