Me ish ministrin e shëndetësisë dhe mbi 60 persona të tjerë të akuzuar, rasti ”Stenta” do të vazhdojë sot nga pika zero, ka raportuar Kallxo.com
Në këtë rast, akuzohen rreth 44 mjekë dhe 1 infermier të cilët janë të punësuar në institucione publike si dhe rreth 13 punonjës të sektorit privat shëndetësor.
Ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani janë pjesë e këtij gjykimi ku akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht kanë mundësuar përfitim financiar për spitalin privat ”IMH” në shumën prej 4,050,958.00 euro, si dhe spitalit ”EDA” me rreth 504,595.00 euro.
Sipas aktakuzës këta persona duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative tl Ministrisë së Shëndetësisë, kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me rreth 4,555,553.00 euro në total. / Gazeta Shneta