Prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, përgjatë analizimit të 7 rasteve të transplantimeve në rastin ‘Medicus’, ka përmendur shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve.
Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro, raporton KTV.
Ajo gjithashtu ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.
Mbrojtja pritet që të japë fjalën e saj në seancën e caktuar për datën 22 maj.