Dëshmitari Emin Sylaj në rastin “Medicus” ka ndryshuar deklaratën e dhënë fillimisht në Policinë e Kosovës.
Sylaj kishte pranuar se herë pas herë kishte bartur disa pacientë të huaj dhe një mjek turk nga Aeroporti i Prishtinës.
Ai është arsyetuar duke thënë se ka nënshkruar deklaratën nën presionin dhe kërcënimet e policëve.
Sylaj ka deklaruar se nuk ka qenë shofer i pacientëve të klinikës “Medicus”.
“A të është kërkuar ndonjëherë nga Lutfi Dervishi apo Arban Dervishi për të shkuar dhe për të marrë ndonjë pacient të huaj nga Aeroporti?”, ka pyetur dëshmitarin prokurorja Valeria Bolici.
Por dëshmitari tha se ai nuk është shofer dhe se asnjëherë nuk i ishte kërkuar një gjë e tillë atij.
“Jo, unë nuk kam qenë as nuk jam me profesion shofer. E them me sigurinë me të madhe jo asnjëherë nuk më është kërkuar”, u përgjigj ai.
Seanca në rastin e klinikës “Medicus” do të vazhdojë gjatë tërë ditës ku si dëshmitar të radhës pritet të dëgjohen edhe rreshterët e Policisë Xhavit Plakolli e Nexhmi Qyqalla.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Kallxo.com”.