Djali i Jessica Spurr ka qenë gjithmonë fëmijë i lumtur, por një rast traumatik e ka bërë atë pothuajse krejt ndryshe.
“Hunter ka qenë shumë aktiv, qante dhe bërtiste sikurse fëmijët e tjerë të lumtur, ndërsa tani e bënë shumë rrallë”, thotë nëna 28-vjeçare, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Jessica kishte dal në shoping me të fejuarin e saj, Brad, javën e kaluar dhe kur e mori djalin nga vetura, doreza e ‘maksikozës’ thjesht u thye.
“Sapo e nxora jashtë, doreza u thye dhe djali ra me fytyrë në trotuarin e betonit”, rrëfen nëna e tronditur.
Për fatin e mirë të tyre, një shofer ambulance sapo ishte parkuar afër tyre dhe i këshilloi prindërit ta dërgojnë fëmijën në spital.
“Djali peshon 4kg, nën peshën e lejuar. Ulësja mund të mbajë foshnje deri në moshën 1-vjeçare, ndërsa ai është tetë muajsh”, thotë ajo.
Mjekët e kishin këshilluar nënën që ta mbajë zgjuar djalin sa më shumë, në mënyrë që ai ta kalojë tronditjen.
Nëna ka ndarë historinë me të tjerët për t’i paralajmëruar se çfarë mund t’iu ndodhë me ulëse të tilla. /Gazeta Shneta/