Të gjithë njerëzve kur iu ndodhë diçka e keqe, mërzitën apo qajnë. Por këto dy motra nuk i përjetojnë njëjtë këto situata.
Ato nuk qajnë kurrë sepse nuk mund të ndiejnë dhimbje ose lëndime të rënda për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik.
Isra Taleb, 18 vjeç, dhe motra e saj 15 vjeçare Naeala u diagnostikuan me neuropati të trashëguar tip 2 – që do të thotë se nuk mund të ndiejnë dhimbje, të ftohtë apo të nxehtë, përcjell albeu.com.
Për shkak të gjendjes që prek më pak se një në një milion njerëz në mbarë botën, ata nuk janë në gjendje të qajnë për plagët e tyre për shkak të paaftësisë së tyre për të ndjerë dhimbje.
Dhe pavarësisht se kurrë nuk ndjen ndonjë ndjesi në duart e tyre, parakrahët dhe gjunjët në gishtat e tyre, ata rrezikohen nëse lëndohen.
Motrat adoleshente, nga Victoria Coburg, vuajnë nga ethet e rënda, gishtat dhe gjunjët e fryrë, skuqja dhe infeksionet e lëkurës, të cilat mund të kërkojnë vite për t’u shëruar.
“Kur ndodhin këto simptoma, atëherë kuptojmë se diçka nuk po shkon mire”, tha Isra për Daily Mail Australia. /albeu.com/