Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 31 nëna.
Në raport janë regjistruar 33 foshnje, pasi dy prej nënave kanë lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Njëra ka lindur 2 vajza, ndërsa nëna tjetër ka lindur djalë dhe vajë.
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 17 janë meshkuj ndërsa 16 femra.
11 nëna kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre me operacion cezarian.
10 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/