Në raportin e klinikës së Gjinekologjisë në QKUK në 24 orët e fundit, janë regjistruar 19 lindje.
Prej 19 nënave, 12 kanë sjellë në jetë djem ndërsa shtatë kanë lindur vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit të klinikës, gjatë ditës së diel vetëm 3 nëna kanë lindur me operacion cezarian.
E gjatë ditës së djeshme shtatë nëna kanë përjetuar lindjen për herë të parë. /Gazeta Shneta/