Në raportin e klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për 24 orët e fundit, janë regjistruar 27 lindje.
27 nëna kanë sjellë në jetë 28 foshnje. Një prej tyre ka lindur fëmijë binjak, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas gjinisë janë 18 djem dhe 10 vajza.
Më shumë se gjysma e grave që kanë lindur, 17 janë bërë nëna për herë të parë.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 10 nëna. /Gazeta Shneta/