Në 24 orët e fundit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë lindur 47 bebe
Ky numër shënon një nga ditët me më së shumti bebe të lindura brenda 24 orëve gjatë këtij viti, raporton Gazeta Shneta.
Në klinikë janë kryer 45 lindje, ndërsa dy prej tyre kanë qenë me binjakë – njëra 2 vajza dhe tjetra 2 djem.
Sipas gjinisë, nga 47 bebe, 24 janë meshkuj dhe 23 femra.
11 gra kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 17 janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/