Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani, njëherësh edhe shef i Katedrës Infektive të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook se së shpejti do të botohet libri universitar i Infektologjisë.
Autorët e këtij libri thuhet të jenë bashkëpunëtor të stafit mjekësor të Klinikës dhe Katedrës Infektive, konfirmon Ramadani, shkruan Gazeta Shneta.
“Se shpejti del nga botimi libri universitar i Infektologjise.. Semundjet Infektive..pase 30 vitesh te Fak.te Mjekesiss..,me autor dhe bashkepuntor te stafit mjekesor te Klinikes dhe Katedres Infektive.”, shkruhet në postimin e tij.
Për lejimin e botimit të tekstit universitar kanë propozuar Prof. Dr Mazllom Belegu dhe Prof. Dr. Muharrem Bajrami. Kërkesa e tyre është miratuar nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë me një shumicë votash.
Më tutje, Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka propozuar Këshillit Botues të shqyrtohet dhe miratohet përkrah rregullores për publikime Universitare./Gazeta Shneta/